Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.03.2022, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019.
Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit mbajti qëndrimin e tij lidhur me opinionin (mendimin me shkrim) të depozituar nga vëzhguesja ndërkombëtare e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në funksion të shqyrtimit të çështjes.
Pasi mbylli hetimin gjyqësor të çështjes dhe pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se i qëndron kërkimit përfundimtar të paraqitur në seancën e datës 26.01.2022, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë ditën e nesërme, më datë 17.03.2022, ora 15:30.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.