Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 14/2022, datë 09.03.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ermira Dedja kundër vendimit nr. 496, datë 12.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 17.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues:Sokol Çomo

Relatore:Rezarta Schuetz

Anëtarë:Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla