Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 16/2022, datë 17.03.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elina Kombi kundër vendimit nr. 507, datë 03.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 23.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore:Natasha Mulaj
Anëtarë:Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi