Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 24.03.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 26/2020, datë 01.07.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Edmond Hyka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 223, datë 20.12.2019.
Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesi i tij ligjor u dëgjuan nga trupi gjykues lidhur me parashtrimet për shkaqet e ankimit të ushtruar ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 223, datë 20.12.2019. Subjekti i rivleresimit i kërkoi Kolegjit të marrë në cilësinë e provës aktet e depozituara së bashku me ankimin si dhe disa akte te paraqitura ne seancën gjyqësore publike që lidheshin me vlerësimin e kriterit të pasurisë.
Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të lejojë marrjen në cilësinë e provës të një pjese të akteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, ndërkohë që bëri me dije se pjesa tjetër e akteve janë pjesë e fashikullit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose janë të aksesueshme nëpërmjet burimeve të hapura të informacionit.
Në vijim, relatori i çështjes i drejtoi disa pyetje subjektit të rivlerësimit në funksion të shqyrtimit të çështjes. Në mbështjetje të shpjegimeve të tij lidhur me këto pyetje, subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues marrjen e proves me dëshmitarë, kërkesë e cila nuk u pranua nga trupi gjykues bazuar në nenin 49, pika 6, germat “a” dhe “b”, të ligjit 84/2016 “Për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera procedurale dhe pasi trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor, subjekti i rivlerësimit paraqiti konkluzionin përfundimtar lidhur me çështjen duke kërkuar ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 223, datë 20.12.2019 dhe konfirmimin e tij në detyrë.
Trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 7 prill 2022, ora 15:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.