Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 30.03.2021, ora 11:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj.

 

Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, subjekti i rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj kërkoi të përfaqësohet në këtë gjykim nga një avokat i Dhomës së Avokatisë së Strasburgut Francë. Trupi gjykues, i konsultuar, bazuar në nenin 96 dhe 176 të Kodit të Procedurës Civile si dhe në nenin 23, pika 1 dhe 4 e ligjit nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë” vendosi të legjitimojë avokatin e subjektit të rivlerësimit.

 

Komisioneri Publik paraqiti shkaqet e ankimit, duke i kërkuar Kolegjit të marrë në cilësinë e provës gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të marrë në  në konsideratë shkaqet e ankimit për çdo kriter vlerësimi dhe pas vlerësimit tërësor të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 363, datë 01.04.2021 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Elizabeta Imeraj.

 

Subjekti i rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj nisi paraqitjen e prapësimeve lidhur me shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke i kërkuar Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor dhe marrjen si provë të akteve të reja të depozituara në mbështetje të pretendimeve të saj gjatë seancës së sotme gjyqësore. Për shkak të kohëzgjatjes së seancës, trupi gjykues vendosi ta shtyjë atë për ditën e nesërme, më datë 31 mars 2022, ora 12:30, ku do të vijohet me prapësimet e subjektit të rivlerësimit lidhur me kriterin e vlerësimit të figurës.

 

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.