Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 21.04.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 26/2021, datë 17.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 344, datë 11.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marinela Osmani.

Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit për kriterin e pasurisë, duke i kërkuar Kolegjit t’i marrë ato në konsideratë dhe në përfundim të gjykimit të çështjes, të vendosë në mënyrë alternative lënien në fuqi të vendimit nr. 344, datë 11.2.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e tij.

Subjekti i rivlerësimit, znj. Marinela Osmani, paraqiti parashtrimet e saj në përgjigje të ankimit të Komisionerit Publik, duke i kërkuar Kolegjit një vlerësim të drejtë dhe tërësor të çështjes, në zbatim të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit dhe në përfundim të gjykimit, lënien në fuqi të vendimit nr. 344, datë 11.2.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët të paraqesin me shkrim konkluzionet përfundimtare në seancën e radhës, më datë 11 maj 2022, ora 9:00.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.