Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 22.04.2022, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 11/2020, datë 18.02.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marjana Velçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 222, datë 12.12.2019.
Pasi mori në shqyrtim çështjen, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “a” dhe “c” e ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 23.05.2022, ora 10:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim kryrjen e konstatimit të plotë të situatës faktike dhe përsëritjen e marrjes së provave në funksion të shqyrtimit të çështjes.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.