Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 11.05.2022, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 26/2021, datë 17.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 344, datë 11.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marinela Osmani.
Gjatë verifikimit të pranisë së palëve në gjykim, kryesuesja e seancës informoi palët se Komisioneri Publik, me anë të një komunikimi elektronik datë 09.05.2022, ka bërë me dije se për arsye shëndetësore e ka të pamundur pjesëmarrjen në seancën e sotme.
Gjykata, pas marrjes së mendimit të subjektit të rivlerësimit, pasi u njoh me arsyet objektive të Komisionerit Publik, vendosi ta shtyjë atë për më datë 24 maj 2022, ora 10:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.