Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 13.05.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 58/2021, datë 11.10.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 410, datë 30.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Atalanta Zeqiraj.
Kryesuesi i seancës konstatoi prezencën e znj. Irena Nino në cilësinë e Komisioneres Publike për çështjen (JR) 58/2021, datë 11.10.2021, duke zëvendësuar ish – Komisionerin Publik Darjel Sina, që nuk e ushtron më këtë detyrë.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, nga aktet e administruara dhe provat e shqyrtuara për qëllim të këtij gjykimi, duke marrë në konsideratë faktin që kërkimi i Komisionerit Publik mund të jetë alternativ, Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 410, datë 30.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke ndryshuar arsyetimin dhe argumentimin ligjor të tij.
Subjekti i rivlerësimit paraqiti në mënyrë të përmbledhur konkluzionet përfundimtare lidhur me shkaqet e ankimit, duke deklaruar se ishte dakord me kërkimin përfundimtar të Komisioneres Publike dhe se nëpërmjet provave të depozituara, me shpjegime të plota, të sakta dhe asnjë referim kontradiktor, kishte arritur të provonte të kundërtën e ankimit. Subjekti i rivlerësimit, znj. Atalanta Zeqiraj, i kërkoi përfundimisht Kolegjit, lënien në fuqi të vendimit nr. 410, datë 30.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 16.05.2022, ora 14:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.