Sot, më datë 26.05.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci dhe gjyqtarit Ardian Hajdari, të caktuar anëtarë në çështjen (JR) nr. 18/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata kundër vendimit nr. 209, datë 11.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 18/2020, datë 02.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore:  Rezarta Schuetz

Anëtarë:  Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo