Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 25/2022, datë 03.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edlira Cufi kundër vendimit nr. 509, datë 17.02.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 14.06.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla