Kryetarja e Kolegjit të Posacëm të Apelimit znj. Albana Shtylla mori pjesë në seancën solemne të hapjes së vitit gjyqësor 2022 të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj), të zhvilluar në Strasburg, Francë, në datën 24 qershor 2022, ku ishin të pranishëm figurat kryesore, të spikatura, të qarqeve të sistemit gjyqësor evropian.

 

Para seancës solemne u zhvillua seminari me temë “Mbrojtja e të drejtave të njeriut në kohën e pandemisë: sfida dhe perspektiva të reja”, i cili u çel nga Kryetari i GjEDNj-së z. Robert Spano dhe u pasua nga folës të tjerë, kryesisht gjyqtarë të Gjykatave Kushtetuese të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

 

Ndërsa në seancën solemne, përveç Kryetarit të GjEDNj-së, z. Robert Spano, folës kryesorë kryesorë ishin Presidentja e Greqisë znj. Katerina Sakellaropoulou, e ftuar nderi e evenimentit dhe znj. Dunja Mijatović, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut pranë Këshillit të Evropës, të cilët iu drejtuan përfaqësuesve të gjykatave më të larta të 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe autoriteteve të ndryshme, lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Përfaqësues të Shqipërisë në këtë eveniment ishin edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese znj. Vitore Tusha dhe Zv/Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi.