Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 30/2022, datë 29.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Matilda Shalla kundër vendimit nr. 526, datë 28.04.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 06.07.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi