
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 20.07.2022, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 34/2020, datë 10.09.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, në nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 14.09.2022, ora 10:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim korrigjimin e shkeljeve procedurale të kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.