Sot, më datë 13.09.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 32/2020, datë 31.08.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bernina Kondi kundër vendimit nr. 259, datë 15.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 32/2020, datë 31.08.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:   Natasha Mulaj

Relatore:      Ina Rama

Anëtarë:      Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla