Ditën e hënë, më datë 31.10.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2022, datë 24.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eda Kaja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 476, datë 16.11.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.