Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 43/2022, datë 27.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Çlirim Sino kundër vendimit nr. 547, datë 06.07.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 05.10.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi