Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 46/2022, datë 19.10.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alfred Sali kundër vendimit nr. 555, datë 22.07.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 25.10.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Natasha Mulaj

Relatore:     Albana Shtylla

Anëtarë:     Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi