Më datë 15.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 47/2020, datë 22.10.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Elona Toro për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 13, datë 15.11.2022, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Mimoza Tasi (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla anëtarë, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 47/2020, datë 22.10.2020, ka këtë përbërje:

Kryesues:      Sokol Çomo

Relatore:       Ina Rama

Anëtarë:       Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi