
Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 10.01.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 47/2020, datë 22.10.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro.
Për shkak të mosformimit të plotë të trupit gjykues si pasojë e pamundësisë objektive të një anëtari për të marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore, u vendos shtyrja e kësaj seance për në datën 19.01.2023, ora 10:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.