Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 2/2023, datë 12.01.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Gumbardhi (Caco) kundër vendimit nr. 570 vendimi, datë 7.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 17.01.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore:      Mimoza Tasi

Anëtarë:     Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla