Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se ditën e hënë, më datë 20.02.2023, ora 10:00, do të zhvillohet seanca plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 1/2022, datë 16.02.2022, me kërkues Shkëlqim Kokona, kundër vendimit nr. 411, datë 17.12.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me subjekte të interesuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:

Albana Shtylla                        Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Ina Rama                                 Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Mimoza Tasi                            Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Natasha Mulaj                         Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Rezarta Schuetz                      Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Sokol Çomo                            Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Seanca plenare mbi bazë dokumentesh do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.