Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, çeli sot në dhomë këshillimi seancën gjyqësore për çështjen (JR) nr. 61/2020, datë 18.12.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Tritan Hamitaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 297, datë 17.09.2020.
Pas verifikimit të kërkesave të subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues, bazuar në nenin 75 të Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi shqyrtimin e këtyre kërkesave dhe shtyrjen e seancës gjyqësore në dhomë këshillimi për në datën 6 shkurt 2023, ora 10:00.
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.