Ditën e martë, më datë 21.02.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 1/2021, datë 08.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fjoralba Prifti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 299, datë 17.09.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.