Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 3/2023, datë 17.01.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 592, datë 24.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erion Pano.

Sot, në datën 24.01.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla