Sot, më datë 31.01.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 63/2020, datë 22.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Neritan Cena kundër vendimit nr. 304, datë 06.10.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 63/2020, datë 22.12.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi