Sot, më datë 02.02.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 18/2021, datë 14.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mariana Shegani (Dedi) kundër vendimit nr. 350, datë 23.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Mariana Shegani (Dedi) për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 7, datë 02.02.2023, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Sokol Çomo (kryesues), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 18/2021, datë 14.04.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla