Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 5/2023, datë 03.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eugen Papandile kundër vendimit nr. 591, datë 23.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 13.02.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Natasha Mulaj

Relatore:     Ina Rama

Anëtarë:     Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi