Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 605, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka).
Sot, në datën 21.02.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi