Ditën e martë, datë 28.03.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 21/2022, datë 28.04.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Beqiri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 516, datë 03.03.2022.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.