Ditën e enjte, datë 30.03.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 59/2020, datë 16.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Saliko kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 284, datë 03.08.2020.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.