Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 9/2023, datë 27.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Andri Ymeri kundër vendimit nr. 604, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 10.03.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi