
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 10/2023, datë 07.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 595, datë 07.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arbër Çela.
Sot, në datën 15.03.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi