Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 46/2020, datë 19.10.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Nure Dreni kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 263, datë 17.06.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 263, datë 17.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Nure Dreni.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.03.2023.