Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Albana Shtylla, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 8/2020, datë 07.02.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 214, datë 22.11.2019.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 214, datë 22.11.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.09.2021.