Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ardian Hajdari, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo, sot, më datë 18.02.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.18/2018, datë 02.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adriatik Cama kundër vendimit nr. 35, datë 12.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 35, datë 12.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Adriatik Cama.
- Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.
- U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.02.2019.