Njoftim vendimi
Komisioni Disiplinor i përbërë nga gjyqtarja Natasha Mulaj, kryesuese, gjyqtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama, anëtare, shpalli sot, më datë 09.12.2021, ora 09:30, vendimin për çështjen (JD) 5/2021, datë 31.05.2021, ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit z. Luan Daci.
Bazuar në nenin 128, pika 2, germa “b”, e Kushtetutës, nenin 17, pika 6, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenin 105, pika 1, germa “dh” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Komisioni Disiplinor, në mënyrë unanime, vendosi:
- Shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Luan Daci.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.12.2021.