Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.4/2022, datë 24.01.2022, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Eda Kaja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 476, datë 16.11.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
      1.Lënien në fuqi të vendimit nr. 476, datë 16.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Eda Kaja.
      2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 31.10.2022.