Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 50/2020, datë 18.11.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 257, datë 12.06.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Miranda Andoni.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 257, datë 12.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Miranda Andoni.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 20.12.2022.