Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 44/2020, datë 02.10.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerim Tominaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 261, datë 16.06.2020.Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 261, datë 16.06.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Blerim Tominaj, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.03.2023.