Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 59/2020, datë 16.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Saliko kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 284, datë 03.08.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 284, datë 03.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysen Saliko.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 30.03.2023.