Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen  (JR) nr. 16/2021, datë 08.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Mustafa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 333, datë 13.01.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1.    Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 333, datë 13.01.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Mustafa.
2.    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 04.04.2023.