Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 5/2023, datë 03.02.2023 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eugen Papandile kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 591, datë 23.11.2022.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 591, datë 23.11.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Eugen Papandile.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.04.2023.