Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo  kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 52/2020, datë 23.11.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rozeta Qirjaqi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 272, datë 08.07.2020.Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 272, datë 08.07.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit znj.Rozeta Qirjaqi.2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 20.04.2023.