Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 10/2021, datë 02.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Silvana Pani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 303, datë 05.10.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në germën “a”, të pikës 1, të nenit 66, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 303, datë 05.10.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Silvana Pani.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.07.2023.