Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 43/2021, datë 29.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentian Stoja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 395, datë 08.06.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 395, datë 08.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Gentian Stoja. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.07.2023.