Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 49/2021, datë 31.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Avni Kraja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 386, datë 18.05.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 386, datë 18.05.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Avni Kraja. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.10.2023.