Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 15/2021, datë 31.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Allajbeu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 334, datë 14.01.2021.Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 334, datë 14.01.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Allajbeu.2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.11.2023.