Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga znj. Rovena Gashi për rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr.12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, bazuar në nenet 494 dhe 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, unanimisht për kërkesat me nr. “i”, “ii”, “iii” dhe “v” dhe me shumicë votash vetëm për kërkesën nr. “iv”, vendosi: Mospranimin e kërkesave të kërkueses Rovena Gashi për rishikimin e vendimit nr.12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, te regjistruara si më poshtë: (i) (JR) nr.10-20/2018, datë 07.04.2021; (ii) (JR) nr. 16-20/2018, datë 20.10.2021; (iii) (JR) nr. 30-20/2018, datë 06.02.2023; (iv) (JR) nr. 58-20/2018, datë 24.04.2023; (v) nr. prot. 204/232, datë 27.10.2023. U shpall në Tiranë, më datë 06.12.2023.