Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 82/2021, datë 21.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gina kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 449, datë 22.09.2021.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 449, datë 22.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Gina.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.12.2023.